Tottenhami barazon me Fulhamin

Katastrofë për Tottenhamin, barazon me Fulhamin.

Tottenham Hotspur ka vazhduar me rezultate negative në Premier Ligë. Ata kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Fulhamit për të bërë kështu edhe një hap fals tashmë edhe në luftën e tyre për top 4 në Premier Ligë

Tottenhami i Jose Mourinhos po vazhdon me ndeshje të dobëta në Premier Ligë.

Ata kanë barazuar sot me rezultat 1-1.

Harry Kane shënoi golin e parë për Tottenhamin në minutën e 25-të.

Ishte një gol i bukur i tij i shënuar me kokë pas krosimit të Reguilon.

Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Fulham ishin shumë më të mirë dhe patën diku 15 tentime për në portë, aq sa pati edhe Tottenham.

Goli i barazimit do të shënohej në minutën e 74-të dhe realizator ishte Cavaleiro.

Pas golit të shënuar Tottenham hapi ndeshjen por tashmë ishte vonë dhe Fulham e mori një pikë të madhe këtu, duke pasur parasysh që janë në pjesën e fundit të tabelës.

Barazimi e lë në vendin e gjashtë Tottenhamin me 30 pikë ashtu si Fulhamin që është në vendin e 18 të Premier Ligës angleze.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey