Totti beson se Lewandowski e meriton Topin e Artë

Legjenda e Romës, Francesco Totti, beson se Robert Lewandowski meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Në një intervistë për Sport para ceremonisë së madhe që zhvillohet sonte (e hënë) në Paris, ikona e futbollit italian i ka dhënë opinionet e tij për fituesin.
Derisa Lionel Messi është favorit, ndërsa në listën e ngushtë janë edhe Karim Benzema e Jorginho, Totti beson se çmimin duhet ta fitojë sulmuesi i Bayern Munichut.
Polaku ishte favorit i madh në vitin e kaluar, mirëpo ceremonia u anulua për shkak të të COVID-19.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey