La Liga me propozim të ‘çmendur’ për përmbylljen e sezonit

La Liga është pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Asociacioni i hotelerive të Tenerifes i ka dhënë një propozim Federatës së Futbollit të Spanjës që ndeshjet e mbetura në La Liga ty mbyllin në ishuj.

Presidenti i asociacionit Jorge Marichal ka sugjeruar që Tenerife dhe ishujt e tjerë të organizojnë të gjitha gjërat që të mbyllet ky sezon.

Fakti është që ata ishuj janë tejet mirë të izoluar dhe do të kalonin të gjitha në dispozicion të La Liga-s për ty mbyllur këtë edicion.

Ishuj Kanare janë një destinacion shumë i preferuar për vizitorët nga e mbarë bota, andaj ata kanë qindra hotele, ku mund të akomodoheshin 42 klubet.

Shkaku i coronavirusit që ka përfshirë vendin, e gjithë turizmi është dëmtuar dhe kjo iniciativë do u jepte atyre një shtyse përpara.

Mbetet të shihet nëse Federata e Spanjës do të pranojnë një ide të tillë, e që është e vetmja deri më tani që kanë gjetur.

Ditët e kaluara kishte zëra se ndeshjet mund të zhvillohen edhe në Las Vegas, mirëpo si ide është përjashtuar menjëherë.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey