“Tradhtarët e Maqedonisë”, pankarta para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Në protestën e mbajtur mbrëmë në Shkup është publikuar edhe një pankartë me fotot e deputetëve të koalicionit të partive në pushtet, ku qëndron mbishkrimi “Tradhëtarët e Maqedonisë”.

“Ata e fshehin protokollin sepse po e shesin Maqedoninë”. Qeveria kryen tradhti dhe defokusohet duke ndezur tensionet etnike, theksuan nga nisma “Ultimatum, jo faleminderit”, e cila po thirret si organizatore e protestave kundër propozimit francez që i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, përcjell INA.

Opozita pretendon se me këtë propozim do të ndodhë bullgarizimi i maqedonasve dhe goditen interesat dhe identiteti kombëtar maqedonas. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey