Trafikimi me qenie njerëzore, SHBA kritika Maqedonisë së Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur kritika në adresë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut se nuk po bën më shumë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Në raportin e publikuar nënvizohet se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por po bën përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim, përcjell INA.

Ky raport e rendit Maqedoninë e Veriut në nivelin e dytë së bashku me tetëdhjetë vende të botës, ndër të cilat janë Shqipëria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Italia.

Në raportin e vitit 2021, thuhet se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndërmarrë përpjekje për zgjidhjen gjyqësore të disa rasteve dhe kanë zhvilluar një qasje që është e orientuar drejt mbrojtjes post-traumatike të viktimave dhe fëmijëve nga trafikimi i qenieve njerëzore. Megjithatë, shtohet se standardet në disa fusha kyçe nuk janë përmbushur.

“Numri i akuzave ndaj trafikantëve të qenieve njerëzore është ulur, ndërkohë që policia ende përballet me mungesë të fondeve dhe pajisjeve të mjaftueshme për të kryer hetime proaktive”, thuhet në një pjesë të raportit.

Në tekst thuhet se Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk kishte burime të mjaftueshme, personel dhe kapacitete të menaxhimit digjital për t’u marrë me të gjitha rastet nën juridiksionin e saj. Kritika është bërë edhe për financimin e pamjaftueshëm për ekipet e nevojshme policore.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey