Tragjedi: 8 pjestarë të familjes vdesin nga Coronavirusi

Pandemia shkakton tragjedi, 8 pjestarë të familjes vdesin nga Coronavirusi.

Një familje në provincën veriore të Rizes në Turqi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit. Familja prej 25 anëtarësh u godit rëndë nga pandemia pasi fillimisht kishin neglizhuar simptomat.

Një ndër pjestarët e familjes Genç në Rize shprehet se fillimisht u infektuan babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll.

Pas problemeve të hasura dhe kalimit të disa ditëve ata u dërguan në spital nga familjarët, por pa rezultat.

Pas tyre u infektuan me radhë edhe familjarët e tjerë duke e çuar bilancin e tragjedisë në 8 të vdekur.

Familjarët e mbetur vendosën më pas të vaksinohen me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi.

“Që prej vaksinimit nuk ka patur më të infektuar”, shprehet Ali Genç.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey