Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në lindje të Gjeorgjisë, duke marrë jetën e 20 ushtarëve turq që ndodheshin në bord. Lajmi u konfirmua nga Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila publikoi emrat dhe fotografitë e viktimave, duke njoftuar se nuk ka […]

Nëntor 12, 2025 - 11:30
 0
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në lindje të Gjeorgjisë, duke marrë jetën e 20 ushtarëve turq që ndodheshin në bord.

Lajmi u konfirmua nga Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila publikoi emrat dhe fotografitë e viktimave, duke njoftuar se nuk ka të mbijetuar nga tragjedia.

Sipas njoftimeve zyrtare, avioni ishte nisur nga Ganja, me destinacion Turqinë, por u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Mbetjet e avionit janë gjetur disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin, ndërsa pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike të përplasjes.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi këtë ngjarje si një humbje të madhe kombëtare, duke i quajtur viktimat “dëshmorë të atdheut”.

Autoritetet gjeorgjiane kanë hapur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, ndërsa ekspertët po analizojnë të dhënat e avionit dhe dëshmitë e banorëve të zonës.

Avionët C-130 Hercules, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, janë pjesë e flotës ajrore turke prej dekadash dhe njihen për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.