Tragjedi në Indonezi: 179 persona të vdekur dhe 180 të plagosur pas ndeshjes së futbollit (VIDEO)

Të paktën 179 persona kanë vdekur pas një kaosi që u shkaktua pas një ndeshjeje futbolli në kampionatin elitar indonezian, thonë zyrtarët, në një nga tragjeditë më të rënda sportive në botë.

Dhuna dhe kaosi u përshkallëzua pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj tifozëve të cilët u futën në fushë me të përfunduar ndeshja.

Përballja e dy rivalëve të futbollit indonezian Arema FC dhe Persebaya Surabaya shkaktoi edhe 180 të plagosur. Vendasit e Arema e humbën ndeshjen me rezultat 2-3.

Mbështetësit nga ekipi humbës “pushtuan” fushën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar një rrëmujë që çoi në raste asfiksimi, tha shefi i policisë së Java-s Lindore, Nico Afinta gjatë një konference për shtyp pas ngjarjes.

“Para së gjithash, ndodhi një trazirë,” tha Nico. “Ishte bërë anarkike situata. Tifozët filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makina.”

Videot e filmuara nga brenda në stadium deri në orët e vona të natës dhe të shpërndara në rrjetet sociale treguan tifozët, të veshur ku..

Të paktën 179 persona kanë vdekur pas një kaosi që u shkaktua pas një ndeshjeje futbolli në kampionatin elitar indonezian, thonë zyrtarët, në një nga tragjeditë më të rënda sportive në botë.

Dhuna dhe kaosi u përshkallëzua pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj tifozëve të cilët u futën në fushë me të përfunduar ndeshja.

Përballja e dy rivalëve të futbollit indonezian Arema FC dhe Persebaya Surabaya shkaktoi edhe 180 të plagosur. Vendasit e Arema e humbën ndeshjen me rezultat 2-3.

Mbështetësit nga ekipi humbës “pushtuan” fushën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar një rrëmujë që çoi në raste asfiksimi, tha shefi i policisë së Java-s Lindore, Nico Afinta gjatë një konference për shtyp pas ngjarjes.

“Para së gjithash, ndodhi një trazirë,” tha Nico. “Ishte bërë anarkike situata. Tifozët filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makina.”

Videot e filmuara nga brenda në stadium deri në orët e vona të natës dhe të shpërndara në rrjetet sociale treguan tifozët, të veshur kuq e blu, duke u futur në fushë dhe duke u përleshur me forcat indoneziane të sigurisë.

Ministri i Sportit dhe Rinisë Zainudin Amali tha se ai ka kërkuar një hetim të plotë mbi tragjedinë për të “përcaktuar palët përgjegjëse”. Shoqata e Futbollit Indonezian (PSSI) ka pezulluar ndeshjet javën e ardhshme si pasojë e tragjedisë vdekjeprurëse dhe e ka ndaluar Arema FC që të presë ndeshjet për pjesën tjetër të sezonit. (INA)

at least 127 people died after a riot broke out following a football match in the East Java at #Indonesia #riot pic.twitter.com/EV80FjUKHU

— Balasubramani க.பாலசுப்ரமணி (@balasubramanikk) October 2, 2022

Loading...