Tragjedia e 9 janarit 2004 me 28 viktima, familjarët kërkojnë hetime nga SPAK

Në janarin e vitit 2004 në Vlorë humbën jetën 28 shqiptarë, duke shënuar një tjetër tragjedi detare, ku shumë persona në mungesë të një vize për të udhëtuar jashtë vendit luanin fort me jetën.

Kështu ndodhi edhe 9 janarin e 16 vjetëve më parë, kur 28 shqiptarë, kryesisht nga zonat e Veriut u nisën drejt Italisë, por pa mbërritur kurrë në destinacion.

Kushtet atmosferike, era e fortë dhe deti i trazuar në janarin e atij viti ishin shkaqet që gomonia e nisur nga Vlora nuk mundi të depërtonte. Ngjarja zuri fill në Gadishullin e Karaburunit, kur shqiptarët e nisur në emigrim kërkuan ndihmë, duke thënë se po mbyteshin.

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar mbi 6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën të moshës nga 15 në 33 vjeç.

Sot u bënë 16 vite nga tragjedia e 9 janarit, ku humbën 28 shqiptarë. Familjarët e tyre të përlotur kërkojnë drejtësi për viktimat. Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, shpresa e tyre e vetme tashmë është SPAK. Ata shprehet se kanë besim tek SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për këtë dosje.

Ndoc Bjeshka, i cili ka humbur djalin e tij të vetëm në këtë tragjedi, thekson se kjo ngjarje duhet të zbardhet. Sipas tij shteti italian ka deklaruar se janë gjetur trupa të pajetë të cilët janë fshehur nga vetë shteti shqiptar.

“Ne kemi bërë shumë kërkesa për ta kaluar tek krimet e rënda, por nuk e kanë bërë. Tani me këtë rast që është krijuar SPAK dhe po bën bujë sikur do vendosë drejtësi në Shqipëri, i bëjmë thirrje të marrin në dorë atë dosje në Prokurorinë e Vlorës dhe ta zbardhin. Aty janë shkruar e “zeza mbi të bardhë” dhe është e vërtetuar me gjithçka” kanë pohuar ata përmes një deklarate të përcjellë për mediat.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey