Tragjike, nëna dhe vëllai i dëshmorit vdesin të dy brenda natës nga ataku në zemër

Tragjedia ka shënjuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm familjen e dëshmorit Imer Alushani në Drenas të Kosovës. Mësohet se si nëna, ashtu dhe vëllai i tij kanë vdekur njëri pas tjetrit nga ataku në zemër.

Sipas mediave në Kosovë, Luani ka pësuar atak në momentin që ka vënë re se e ëma kishte ndërruar jetë. Imer Alushani u vra ndërsa luftonte me dhjetëra bashkëluftëtarë të tij për të bllokuar Grykën e Llapushnikut, duke i prishur kështu planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës gjatë luftës .

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey