Trajan Angellovski zgjedhet kryetar i ri i Odës Industriale të Maqedonisë

Trajan Angellovski, bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë për prodhimtari, tregti dhe zhvillim të elementeve lidhëse “Ariljemetal” është kryetari i ri i Odës Industriale pranë Lidhjes së Odave Ekonomike. Angellovski është anëtar shumëvjeçar i Bordit Drejtues të Odës, ndërsa me sukses udhëheq me “Arilje metal” më shumë se 10 vjet.

Në mbledhjen e Kuvendit të Odës Ekonomike në të cilën ishte zgjedhur, Angellovski theksoi se mandatin do ta kushtojë në krijimin e klimës më të mirë për biznes për kompanitë nga sektori industrial, përmes intensifikimit të bashkëpunimit me institucionet kompetente në kuptim të përshtatjes së rregullativës ligjore dhe modernizimit të veprimeve dhe procedurave, si dhe përmes avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit me institucione dhe organizata relevante ndërkombëtare.

Sfidat me të cilat u përball sektori gjatë vitit të fundit dhe shtrirja e hapave të ardhshëm për përmirësim të kushteve për punë dhe rritje të plasmanit, ishin temat e përqendrimit të cilat u diskutuan në mbledhje.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey