Trajneri i kondicionit për rastin e Eriksen: Nuk besoj që do të luaj përsëri

Trajneri i kondicionit, Liridon Mirena e ka komentuar rastin kur lojtari danez, Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e parë të Danimarkës në “EURO 2020”, duke thënë se nuk beson që Eriksen do të luaj përsëri teksa thotë se deri tek rasti erdhi si pasojë e një komplikimi shëndetësor.

“Per mua as nuk ka qenë i ngarkuar as i lodhur por thjeshtë ka qenë një komplikim shëndetësor. Ai nuk është një lojtar që vrapon edhe shumë, është një lojtar inteligjent dhe unë si e kam parë ai rasti i tij ka ardhur si një komplikim shëndetëso”r.

“Nuk besoj që Eriksen do të luaj përsëri. Kjo nuk ka mundur të jetë një lëshim i ndonjë mjeku, nuk ka pasur të bëjë me ngarkesë ose me stres por ka qenë thjeshtë një moment kur i ka ndodhur një komplikim shëndetësor”, është shprehur Mirena në “Evropiani Special” në Klan Kosova.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey