Transmetuesi publik futet ne terrenin e Fahri Xharres, pretendon se kryeministri i Britanisë është stërnip i shqiptarëve

Sharing is caring!

Televizioni publik i Kosovës, që shquhet për propagande pro PDK’së dhe Presidentit Thaçi, e jo për gazetari hulumtuese, sot ka bërë një zbulim të madh: Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është sternip i shqiptarit Ali Kemal (siç), sipas RTK-së.

Daçiq paralajmëron se edhe një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës
Daçiq paralajmëron se edhe një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Daçiq paralajmëron se edhe një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës
Daçiq paralajmëron se edhe një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udheheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar.

Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.

Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson.

Daçiq paralajmëron se edhe një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës
Daçiq paralajmëron se edhe një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës

The post Transmetuesi publik futet ne terrenin e Fahri Xharres, pretendon se kryeministri i Britanisë është stërnip i shqiptarëve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares