Një zjarr ka përfshirë një transformator në termocentralin fotovoltaik “Osllomej” të Kërçovës, pak para mbërritjes së zyrtarëve të qeverisë të prirë nga kryeministri Kovaçevski, raporton gazetari i TV21.
Nuk dihen ende arsyet e zjarrit.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për një transformator që është për shpërndarjen e energjisë elektrike në një pjesë të termocentralit.
Ndryshe, sot kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e ESM-së Vasko Kovacevski duhet të shënojnë përfundimin e ndërtimit të termocentralit fotovoltaik “Oslomej 1-10MW” me një periudhë testimi të pajisjeve plotësisht të instaluara. (INA)