Tre kandidatë potencial për të zëvendësuar Gattuson

Napoli ka përpiluar një listë të ngushtë me trajnerë të cilët shihen si zëvendësues potencial të Gennaro Gattusos, sipas Sky Sport Italia.

‘Partenopei’ raportohet se ka filluar planifikimin për sezonin e ardhshëm pa trajnerin e tyre Gennaro Gattuson në krye, përcjell lajmi.net.

Duket e vështirë për Gattuso të qëndrojë në Stadio Diego Maradona, edhe nëse do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për ta.

Luciano Spalleti duket të jetë njëri nga opsionet favorite për të zëvendësuar italianin në klub, sipas Sky Sports Italia.

Opsionet e tjera janë trajneri i LOSC Lille, Christophe Galtier dhe Vincenzo Italiano.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey