Tre tërmete janë regjistruar në vend

Tre tërmete janë regjistruar sot në rajonin e Mavrovës, kumtoi sot Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.

Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit në rrethinë të Mavrovës. Dy të parët ishin me intensitet prej 3,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit, përderisa I treti ishte me intensitet prej 2,4 ballëve.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik I RMV-së, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, herët në mëngjes regjistroi tre termite dhe atë në orën 3:52, 4:59 dhe 6:15, nga rajoni epiqendror Tetovë-Gostivar. Epiqendrat e këtyre tërmeteve ndodhen 65 km në jugperëndim të Shkupit në rrethinë tl Mavrovës dhe ishin dy të parët me manjitudë lokale të Rihterit ML3.2 përderisa I treti me manjitudë ML2.4”, ceket në kumtesë.

Sipas të dhënave të deritanishme, dy tërmetet e para janë ndjerë nga banorët e Mavrovës me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane, përderisa në Gostivar dhe Kërçovë me intensitet prej III ballë, ndërsa tërmeti I tretë u ndje në Mavrovë dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës së njejtë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey