Tre vjet e gjysmë në pushim mjekësor, kush është punëtori në Maqedoni që mashtroi Fondin e Shëndetësisë

Një punëtor ka arritur që për tre vite e gjysmë të mos shkoj në punë, duke qëndru në pushim mjekësor dhe duke iu fshehur Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, raporton Sitel.

Fondi e ka zbuluar aksidentalisht këtë rast të abuzimit me sistemin, që më pas është verifikuar. Pas verifikimit dhe kontrolleve ësht konstatuar se personi është i aftë për punë dhe se kishte abuzuar me pushimin mjekësor, që sipas ligjit mund të shfrytëzohet për një periudhë të shkurtër mujore, përcjell INA.

Ky është një nga rastet e shumta të abuzimit, veçanërisht gjatë një pandemie.

Para disa ditësh në Mal të Zi u njoftua se një i siguruar atje mban rekordin e gjashtë viteve të pushimit mjekësor, dhe ka raste të tjera të mungesës disavjeçare nga puna me arsyetim – sëmundje e rreme.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey