Tregtarët a po abuzojnë me çmimet e peletit?

Nga 10% në 40% është marzhi me të cilin tregtarët shesin peletin në Maqedoninë e Veriut. Kjo është konstatuar pas 131 kontrolleve të jashtëzakonshme deri më tani nga ana e inspektorëve tregtar, pas një urdhëri të Qeverisë.

Kjo e fundit urdhëroi inspektoratet që të dalin në terren dhe të kontrollojnë se sa janë stoqet dhe nëse ka bazë për rritjen drastike të çmimit të shitjes së peletit. Nga kontrolli u konstatua se peleti prej disa kohësh importohej ndjeshëm me çmim të rritur.

Për momentin, inspektorët nuk kanë konstatuar mungesë peleti. Megjithatë, prokurimi për dimrin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe duke pasur parasysh njoftimet nga vende të caktuara se do të ndalojnë eksportet, tregtarët do të duhet të sigurojnë tregje alternative. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey