Treni vret dy emigrantë në Gjevgjeli

Dy emigrantë humbën jetën pasi u përplasën nga një tren mallrash, konfirmoi policia e Gjevgjelisë. Aksidenti ka ndodhur në orën 02:20 në linjën hekurudhore Gjevgjeli-Demir Kapi.

Sipas policisë, emigrantët po ecnin në shina ose ishin shtrirë për të pushuar nga ecja e gjatë dhe me siguri nuk kishin dëgjuar që po vinte treni, përcjell INA.

Deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e personave e as nga cili shtet kanë ardhur. Vendin e aksidentit e ka kontrolluar ekipi inspektues i stacionit policor në Gjevgjeli.

Aksidente të ngjashme ka pasur vitet e fundit, pasi hekurudha është rruga më e shkurtër për emigrantët dhe një mundësi për të mos humbur rrugës për në një vend të BE-së.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey