‘Trimat’ shqiptarë “ballafaqohen” me presidentin serb, i bëjnë me dije se shqiptarët nuk frikohen

Boksierët shqiptarë, Florian Marku dhe Robin Krasniqi i kanë reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili para dy ditëve ka publikuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Ky veprim i tij ka ngjalluar reagime të shumtë, pasi edhe dy boksierët e njohur shqiptarë nuk kanë qëndruar të qetë duke i komentuar në postim.

“Kosova dhe Shqipëria” i ka komentuar Krasniqi duke i vendosur edhe një zemër të kuqe.

Ndërsa, Marku në koment i ka vendosur nëntë flamuj kombëtar.

Rrjeti social Instagram ende nuk ka marrë ndonjë veprim ndaj këtij postimi ofendues nga numri një i shtetit serb, përkundër se qytetarët shqiptarë kanë nisur një fushatë për t’ia fshirë atë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey