Kanë filluar edhe reshjet e para të borës për këtë vit në Shqipëri.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, tregojnë se si ka shtruar flokët e parë dëbora. Përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore
nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë
dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit
”, raporton ARRSH.