Trondisin studiuesit italianë: Vdekjet, katër herë më shumë se shifrat zyrtare

100 të vdekur në një ditë, guvernatori i Nju Jorkut: Më e keqja ende nuk ka ardhur

100 të vdekur në një ditë, guvernatori i Nju Jorkut: Më e keqja ende nuk ka ardhurNembro, një nga provincat e Bergamos që janë prekur deri tani më shumë nga koronavirusi, mund ta ketë numrin e vdekjeve edhe më të larta se ai që pretendohet.

Mediat italiane citojnë dy studiues në këtë province, Claudio Cancelli e Luca Foresti të pohojnë se bilanci zyrtar i viktimave nuk është real për zonën. Ata kanë bërë krahasimin me nivelin e vdekshmërisë atje një vit më parë për periudhën janar-mars e thonë se shifrat nuk përputhen. “ Numri i vdekjeve “anormale” është disa herë më i larte se ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19 .

Nëse shikoni se kur kanë ndodhur këto vdekje dhe hiqni paralelet me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, anomalia është më e dukshme: ka një kulm të të ashtëquajturave vdekjeve “të tjera” në raport me atë të vdekjeve zyrtare nga Covid-19”, theksojnë dy studiuesit, duke i mëshuar edhe idesë së të prekurve asimptomatikë.

Kjo sipas tyre, nuk ndodh vetëm në Nembro; të njëjtat përllogaritje tregojnë një nivel jonormal të vdekjeve në komunën e Cernusco-s me të paktën 6 herë më shumë, ndërsa shifrat për Bergamon, sipas tyre, tregojnë se raporti është 10 herë më i lartë. Studimi i Cancellit e Forestit ngre hipotezën se në Nembro mund të jenë infektuar të gjithë. Shkalla e vdekshmërisë nga Covid 19, që është zyrtarisht 1% , koincidon me totalin e vdekjeve, ndërsa pjesa tjetër e komunës, sipas këtij pretendimi, ka arritur imunitetin e tufës.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey