Tronditet Premierliga, 2 raste pozitive me koronavirus

Koronavirusi ka goditur edhe botën e futbollit.

Premierliga po vazhdon të tronditet nga testet për Covid-19.

Premierliga po kryen testimet sipas protokollit, në kuadër të planeve për rikthimin në fushat e blerta.

Raportimet e fundit nga mediet britanike bëjnë të ditur se në Premierligë janë dy raste pozitive me Covid-19, transmeton lajmi.net.

Këto rezultate janë pas raundit të dytë të testimeve. Dy rastet në fjalë janë nga dy skuadra të ndryshme

Në total, 996 persona janë testuar, përfshirë lojtarë dhe staf.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey