Tronditet Tirana, kunati vret kunatën në sy të familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku Erdet Capoku ka vrarë me sende të forta kunatën.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Capoku. Autori ka shkuar në banesën e 30-vjeçares dhe në debat e sipër e ka goditur atë me mjete të forta duke e lënë të vdekur në vend, shkruan “shqiptarja.com”.

Mësohet se, 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare. Policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Capokut.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey