Trump kërcënon Irakun: Ju pret ajo që s`e keni parë, po dëbuat forcat amerikane!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me sanksioneve të ashpra, nëse vihen në jetë thirrjet e parlamentit vendas për dëbimin e trupave amerikane.

“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Do të largohemi vetëm nëse na i kthejnë mbrapsht ato para”, u tha ai gazetarëve.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani në Bagdad javën e kaluar. Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”. Kreu 62-vjeçar i njësisë elitë Quds, koordinonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, por nga Shtetet e Bashkuara shihej si terrorist.

Ajo çfarë ka mbetur prej trupit të tij është kthyer në vendlindje dhe mëngjesin e sotëm, rrugët e Teheranit u mbushën me njerëz që vajtonin.

Kreu i ri i forcës Quds u zotua të lëvizë çdo gur që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Lindja e Mesme.

”Ne premtojmë të ndjekim rrugën e martirit Sulejman me të njëjtën forcë, dhe i vetmi kompensim për ne do të jetë ta heqim Amerikën nga rajoni”, tha në një mesazh radiofonik Esmail Qaani.

Sulmi që vrau Sulejmanin i mori jetën edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një figurë e rëndësishme ushtarake irakiane që komandonte grupin Kataib Hezbollah, të mbështetur nga republika islamike.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey