“Trump kumarxhi”/ Zbulohet arsyeja pse u vra gjenerali i Iranit

Në vitin 2018, gjenerali i Iranit e quajti presidentin amerikan Donald Trump një menaxher kazinoje.

Sipas një eksperti të politikës, kjo duket se ka qenë shkëndija e ndezjes së tensioneve mes tij dhe Qassem Soleimani.

Në një fjalim në një bazë ushtarake, komandanti më i fuqishëm ushtarak në Lindjen e Mesme, tha se “komentet idiote” të Trump i ngjanin atyre të një “baristi ose menaxheri kazinoje”.

“Zoti Trump, kumarxhiu! Ti e di mirë fuqinë tonë në rajon dhe atë që jemi të aftë të bëjmë. Eja, po të presim. Ne jemi burrat e vërtetë. Ti e di që lufta do të thotë humbje për ty. Mund ta nisësh luftën, por ne do ta vendosim se si do të përfundojë ajo”, kishte deklaruar gjenerali në vitin 2018.

Por, 18 muaj më vonë, një sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit i mori jetën gjeneralit iranian. Ky sulm ndaj tij u urdhërua nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey