Turan Rusi u bën thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë së Maqedonisë së Veriut

Veprimtari i komunitetit Turan Rusi, një emigrant i vjetër në Amerikë, nga Dibra e Madhe, i cili tani jeton mes Dibrës, Floridës dhe Nju Jorkut i ka bërë thirrje mërgimtarëve dibranë dhe gjithë shqiptarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që të vet-regjistrohen në linkun zyrtar të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që ka nisur më 1 Mars ndërsa përfundon më 21 Prill, përcjell INA.

Rusi u bën thirrje mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, që mos të humbasin kohë dhe të regjisrohen. “Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë, të vjetër e të rinjë, me prejardhje nga e ashtuquajtura Maqedonia e Veriut, përmes kësaj thirrje, po Ju drejtohem për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit, nga ne, peshën e jashtëzakonshme që ka ky vet-regjistrim, këtë vit. Mbasi, për ne shqiptarët e Maqedonisë, ky nuk është vetëm një akt qytetar, por gjithësesi është edhe akt kombëtar, për të cilin ne në mërgim dhe ju së bashku kemi luftuar për të treguar se jemi shumë më shumë shqiptar se sa na kanë regjistruar e deklaruar deri tani . Ky është një rast i veçantë i çdo njerit prej ne shqiptarve, për të treguar numërin e vertetë të shqiptarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Andaj: “Kisha dashur të ju lus për të mos e humbur këtë rast që do ta quaja, të shenjët në mënyrë që të tregojmë numrin e vërtetë të shqiptarëve, duke u regjistruar sa më shum në këtë proces të vetëregjistrimit nëpërmjet aplikacionit online: https://census.stat.gov.mk

Ju lutem Regjistrohuni! Ky është linku i aplikacionit të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë ku duhet të regjistroheni vetë, duke e plotësuar online formularin sipas udhëzimeve të dhëna:

https://census.stat.gov.mk/al/Regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar! (Beqir Sina/INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey