U aksidentua teksa lëvizte me biçikletë, vdes në spital 68-vjeçari (Emri)

Sharing is caring!

Një 68 vjeçar nga Vërdova humbi jetën në spital disa orë pasi u aksidentua nga një automjet në qytetin e Pogradecit. Ngjarja u regjistrua në hyrje të qytetit teksa 68 vjeçari po lëvizte në anë të rrugës me biçikletë, kur u përplas nga një automjet.

Sipas të dhënave të policisë i moshuari, Bujar Xhemollari nga fshati Vërdovë u përplas nga një automjet tip “Volkswagen” dhe mori dëmtime të shumta.Ai u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pas disa orësh.

Policia arrestoi 25 vjeçarin, Roland Asllanaj nga Lapraka, i cili drejtonte automjetin që u përfshi më aksident.

Sharing is caring!

Loading...
shares