“U arrestua në 1999…”/ Kryebashkiaku i Mallakastrës mohon dënimin në Greqi

Pasi PD denoncoi pak më parë Qerim Ismailajn, kreun e Bashkisë Mallakastër ka reaguar ky i fundit.

Sipas PD, Ismailaj dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Por Ismailaj thotë se mbetet: “ I hapur për çdo lloj verifikimi. Unë punoj si kryetar i Mallakastrës. Kam deklaruar formularin e dekriminalizimit. Nuk jam ndaluar asnjëhere nga policia Greke. Kam motrën në Greqi dhe ajo ka pasur disa probleme familjare”

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey