U bënë prindër për herë të dytë, por të ndarë, Tuna thumbon publikisht Patrisin

Në 9 maj Tuna i surprizoi të gjithë, teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në Instagram foto të saj nga materniteti, të shkrepura gjatë lindjes së fëmijës. Këngëtarja zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djeem”, shkroi Tuna në postimin e saj.

Menjëherë pas zbulimit të lajmit reagoi dhe Patrisi, i cili tregoi se ai është babai i fëmijës së dytë të Tunës. Ndjekësit filluan të kishin aludime për këtë fakt, sepse Tuna nuk e ka përfshirë në asnjë postim Patrisin pas lindjes për shkak të ndarjes së tyre që nuk ka qenë aspak miqësore.

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, shkroi Patrisi në ditën që Tuna dha lajmin e madh.

Mirëpo edhe pse ata janë bërë prindër për herë të dyytë, duket se kjo nuk e pengon këngëtaren që të vazhdojë e të hedhë thumba në rrjete sociale për ish-partnerin. Ajo ka publikuar në Instagram një shprehje, që duket se i drejthet Patrisit.

“Nëse doni një përgjigje të vëretë nga një narcist, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Tuna.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey