U dënuan për trazirat e 1997 me 25 vjet heqje lirie, lirohen nga burgu për ofensivën e hakmarrjes

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Malin e Gramozit, alpinistët që nxjerrin blof Policinë

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Malin e Gramozit, alpinistët që nxjerrin blof PolicinëViktor Ymeri është një emër që pak ditë më parë kryesonte faqen e shtypit online dhe atij të shkruar. Kjo për arsyen se përmes një vendimi gjykate, ai u lirua nga burgu, teksa i kishte mbetur edhe pak kohë në qeli. Por, llogaritur edhe mbi bazën e punës në burg, një trupë gjykuese vendosi në favor të tij dhe në përfundim fitoi lirinë.

Por, Ymeri është vetëm një nga elementët kriminalë që bëri hatanë me shumë krime në trazirat e vitit 1997. Madje, banda e tij që në atë vit drejtohej nga Gazmend Brraka, i njohur me emrin “Gaxhai” pati në CV vrasje e dhunime, grabitje e deri rivalitet për pronë dhe politikë mes bandës së Zanit, të cilët pëlesheshin në Vlorë.

Tashmë dalja e tij nga burgu ka risjellë lindjen e organizatave, që do të shtojnë hakmarrjet, për të qenë sërish triumfatorë, ose për të rikthyer kontrollin mbi pasuritë e dikurshme.

Nëse i referohemi Kodit Penal të asaj kohe, dënimet për anëtarët e bandave ishin deri në 25 vjet burg, ndërsa ata që kryesonin, urdhëronin vrasje, apo edhe kishte ngritur organizata kriminale, masa e dënimit ashtu si edhe tani është ajo e burgimit të përjetshëm. Një rast është Zani Çaushi.

Por kush kanë qenë bandat e vitit 1997 dhe rreziku i anëtarëve të tyre në 2020?

Banda e Cërrikut/ Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve, për të cilët lirimi thuajse është gati.

Banda e “Mandelës”/ Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykuar nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë u larguan jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës

Banda e “Çobenëve”/ Pjesëtarët e kësaj bande janë djem më origjinë nga Korça. Dy nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar nga policia e qytetit të serenatave, ndërsa njëri prej tyre, Damiano Toshi është dënuar me burgim të përjetshëm. Kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh.

Banda e “5 dyqaneve”/ Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobaneve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës. Kjo bandë ka patur edhe konotacion fetar për shkak të besimit islam të shumë prej anëtarëve të saj.

Banda e Rrugës së Kavajës/ Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që “djemtë e Rrugës së Kavajës” të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

Banda e Lushnjës/ Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred Shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Banda e Dritan Dajtit/ Dritan Dajti, i lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 ka qenë njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes. Në fakt, historia e tij u mediatizua kur Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Por tashmë ai mbahet mend për masakrën e Durrësit ku ekzekutoi katër policë në gusht të vitit 2009. Policët ishin në aksion për arrestimin e tij, por u ekzekutuan nga Dajti.

Banda e Altin Dardhës/ Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë.

Banda e Zani Caushit/ Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Caushin, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.

Banda e Lul Cakës/ Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Banda e rrugës “Myslym Shyri”/ Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla. Ky i fundit akuzohet nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur në Angli.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey