“U fut në kuti kartoni dhe u nis me…”/ Dalin pamjet, ja si u transportua trupi i gjeneralit në Teheran

Trupi i komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani u fotografua brenda një arkivoli prej kartoni, teksa transportohej nga Iraku drejt vendit të tij, Teheranit. Në imazhet e publikuara nga mediat e huaj shihet arkivoli i gjeneralit shtrirë në sediljen e aeroplanit.

Trupi i gjeneralit u kthye në Iran në orët e parë të mëngjesit të djeshëm, ndërsa njerëzit në rrugë qanin dhe thërrisnin: “Vdekje Amerikës”.

Brenda arkivolit gjendej edhe trupi i shefit të brigadës, Abu-Mahdi Al-Muhandis.

“Një Airbus A300-603R transportoi trupat e Qasem Soleimani dhe Abu-Mahdi Al-Muhandis nga Mashhad në aeroportin e Mehrabad. Kufomat e tyre u vendosën në sediljet e pasagjerëve”, raportuan mediat e huaja.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey