U kapën me drogë në vlerë prej 200 mijë eurove, ja emrat e personave të arrestuar

Katër shtetas të Shqipërisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar në pranga pas ndërprerjes së kanalit ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria e destinuar për në Greqi. Grupi i trafikantëve është kapur afër kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në pranga kanë përfunduar Leonardo Mergjoni (44), Astrit Miska (36), Tomi Hila (38) dhe Artim Kurti (37) të gjithë nga Shqipëria. Dy shtetasit maqedonas janë nga Strumica, Vllado Duçev (41) dhe Emil Baçev (29). Policia njofton për konfiskimin e 67.5 kilogram marijuhanë, vlera e të cilës në treg arrin deri në 200 mijë euro.

Advertisements

Si fillim policia ka kapur shtetasit Miska dhe Mergjoni në tentativë për të kaluar ilegalisht vijën kufitare në afërsi të vendkalimit në Bogorodicë. Pas bisedës informative janë zbuluar edhe katër emra. Artim Kurti është kapur në flagrancë në territorin e Kërçovës.

Policia është duke hetuar kanalin përmes të cilit sasia e drogës është futur nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Burime brenda grupit hetimor thonë se roli i dy shtetasve maqedonas ishte sigurimi i transportit dhe dërgimi i sasisë në Greqi, por akoma nuk është zbuluar nëse grupi i strukturuar i trafikantëve ka pasur njerëz edhe brenda territorit helen.

Jo zyrtarisht mësohet se dy shtetasit maqedonas, kanë precedent penal për vepra të ngjashme. MPB ka ngritur kallëzime penale për veprën “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey