U ndërpre nga tërmeti/ Ministria e Arsimit merr vendimin, ja në cilat qytete nis mësimi nesër

Sharing is caring!

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka njoftuar për rifillimin e procesit mësimor pas ndërprerjes nga dëmtimi i godinave të shkollave pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

MASR bën me dije se mësimi pritet të rifillojë nesër në Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë dhe Mirditë, për sistemin arsimor parauniversitar.

Ndërkohë, në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë e Kurbin, mësimi do të rifillojë disa ditë më pas, më 9 dhjetor, për arsye të zëvendësimit të orëve mësimore.

Në mbledhjet e fundit të qeverisë, Rama herë pas here i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, që nxënësit e prekur nga tërmeti t’i kthehen mësimit. Ai urdhëroi që të ketë mësues në çdo hotel për të zhilluar procesin mësimor me fëmijët.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti dy shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë shkollave “Emin Duraku” dhe “Sami Frashëri” u është vënë shiriti pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë 525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur.

Sharing is caring!

Loading...
shares