U nis drejt Greqisë me çantën me heroinë, si u zbulua beratasi (FOTO)

Policia Kufitare e Kakavijës ka parandaluar dhe ka goditur një tentativë për trafikim të drogave të forta, duke arrestuar një 59 vjeçar, i cili duke përfituar nga fluksi në kufi i emigrantëve që kthehen në Greqi, tentoi të trafikonte heroinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R. 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey