U plagos në zyrë më 31 dhjetor, flet për herë të parë kryebashkiaku i Lushnjës: Jam në gjendje…

Gati një javë pas sulmit që ndodhi në zyrën e tij, ku nga një shpërthim granate mbeti i plagosur kryebashkiaku i Lushnjës dhe sekretarja e tij, Fatos Tushe është kthyer sot në vendin e punës.

Në një prononcim për “News24” Tushe pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke bërë që ai të rifillojë punën normalisht.

“Kam rifilluar normalisht punën. Jam rikthyer në punë, ndodhem në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Tushe.

Mëngjesin e 31 dhjetorit, rreth orës 8:00 në zyrën e Tushës, në një shpërthim granate mbeti i plagosur lehtë kryebashkiaku dhe më rëndë sekretarja e tij Erisa Qalliu. Si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim ish-shoferi i Tushes, Gëzim Saraçi.

Prokuroria ka si pistë kryesore të hetimit të saj largimin nga puna të Saraçit, i cili thuhet se rezultonte i papunë. Po ashtu raportohet se Saraçi ishte shndërruar në një njeri problematik me pijen.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey