U qëllua me 8 thika nga babë e bir për një gardh, ja kush është polici i plagosur (Foto)

Polici Bukurosh Zagradi u plagos sot më thikë në qendër të Peshkopisë nga fqinjët e tij. “BalkanWeb” ka siguruar foton e 55-vjeçarit, i cili pas një sherri për motive pronësie, për një gardh është goditur disa herë me thikë nga babë e bir, duke i shkaktuar plagë të mëdha.

Aktualisht polici ndodhet në spitalin e Peshkopisë, ku iu nënshtrua një operacioni, ndërsa ende nuk dihet nëse ai ka kaluar rrezikun për jetën.

Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë u arrestua vetëm fqinji i tij, shtetasi me inicialet R.M., ndërsa i biri i tij, A.M., është shpallur në kërkim.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey