U rikthyen Loredana dhe Mozzik?! Nuk e dimë nëse janë bashkë apo thjesht vishen njëlloj

Mozzik dhe Loredana janë ndarë prej kohësh por publiku vazhdon emrat e tyre t’i lidhë gjithmonë bashkë duke u interesuar për çdo detaj e madje duke kërkuar vazhdimisht rikthimin e tyre.

Artistët e njohur që nga lidhja e tyre kanë një vajzë, Hana, kishin një rikthim pas ndarjes së bujshme, i cili nuk funksionoi dhe ndanë sërish rrugët.

Mirëpo të gjithë ne sapo shohim detaje që i bashkojnë, mendojmë menjëherë: “Mos janë kthyer?!”

E së fundmi dyshja na kanë bërë të “fshijmë sytë” disa herë për të parë detajin që i bashkoi dhe janë veshur “matchy-matchy”!

A ia kanë marrë njëri-tjetrit?! E kemi fjalën për këpucët e veshura në fotot e tyre të fundit!

Mendojmë se kanë bërë xing, por fansat po i shkruajnë pafund Lorit: “Pse ja ke marrë çizmet Mozzit?!”

Ju si mendoni?! Më poshtë do mund të shihni disa raste ku (ish)-çifti u veshën “matchy-matchy”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey