U tha se nisën bashkëjetesën, por Andi dhe Jasmina nuk paskan qenë asnjëherë çift

Andi dhe Jasmina janë një nga dyshet më të komentuara. Kujtojmë se dyshja vendosën të dilnin çift nga emisioni dhe me sa kuptojmë asgjë nuk ka qenë reale nga ato skena që kemi parë, madje u tha se edhe filluan bashkëjetesën.

Andi ka sqaruar të gjitha të pathënat në një intervistë për emisionin ‘Ndrrimi i Natës.’ Dyshja nuk paskan qenë asnjëherë në një lidhje dhe sipas tij Jasmina nuk ka arsye që të japë deklarata xhelozie lart e poshtë.

Në bisedë e sipër ai tregon se i ka kërkuar që të ruajnë një miqësi pas gjithë kësaj eksperience. Në fund ka ndërhyrë Jasmina duke e akuzuar Andin se gjithçka e ka përdorur për famë dhe duhet të dilte që të përgënjështronte thashethemet për jetën e tij personale. Mirpo ky i fundit ka thënë se një situatë të tillë e organizove ti për famë.

‘Më ka bërë 6-7 herë block pa komunikuar hiç, Ajo thoshte ‘Communication is key’, por vetëm komunikim s’kishte,” u shpreh Andi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey