U vaksinua para pesë ditëve me vaksinën e AstraZeneca, kjo është gjendja e mjekut kosovar

U vaksinua para pesë ditëve në Kukës me AstraZeneca: Mjeku kosovar flet për gjendjen e tij

Sot drejt Shqipërisë janë nisur 250 anëtarë të stafit mjekësor për t’u vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”.

Para 5 dite “akullin” për mjekët e theu doktori kosovar, Blerim Feka që shkoi vullnetarit ta marr vaksinën kundër koronavirusit.

Në një prononcim për Indeksonline, Feka tha se gjendja e tij pas 5 dite është e mirë dhe nuk ka pasur kurrfarë problemi deri më tani.

“Unë jam Blerim Feka, që u vaksinova me vaksinën kundër Covid 19 “AstraZeneca” në Kukës në ditën e parë. Jam shumë i lumtur që shoh edhe pjesën tjetër të kolegëve që janë vaksinuar në Shqipëri. Jam i gëzuar që mesazhi im shkoi në vend. I kam bërë ftesë mjekëve në Kosovë që të shkojnë të vaksinohen.”

“Nuk kam pasur kurrfarë problemi, është dita e pestë. Falënderoj Shqipërinë për mundësinë e dhënë. Jam shumë mirë s’ka pasur kurrfarë problemi. Ndihem mirë qe e theva akullin që e hapa rrugën që edhe të tjerët të vaksinohen në Shqipëri.”

“Unë skam pasur problemi shëndetësor, nuk kam pasur kurrfarë hezitimi që të vaksinohem.”, tha Feka.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey