U vranë në përvjetorin e martesës/ Dhimbje dhe lot për çiftin shqiptar: Kishin plane për…(Foto)

Një ngjarje tragjike u shënua në një familje shqiptare në Australi vetëm pak orë para ndërrimit të viteve, duke tronditur të afërmit dhe mbarë opinionin publik.

Paraditen e 31 janarit të 2019-s, babai Osman Shaptafaj i mori jetën vajzës së tij 25-vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrit 29-vjeçar Veton Musai. Më pas ai tentoi të vetëvritej.

Të shumta janë reagimet në rrjetet sociale për dhimbjen e madhe të kësaj familje. Miqtë dhe të afërm të çiftit janë fotografuar të martën në lot në rrugë pranë banesës teksa ngushëllonin njëri-tjetrin.

Shokët e pikëlluar nga dhembja kanë postuar “Ngushëllime”, në shqip dhe “Një çift i tillë i mrekullueshëm, mu thye zemra.. Pse ???”

Kushëriri i djalit ndau pikëllimin e tij në Facebook pasi 29-vjeçari vdiq në spital.

“Unë nuk e di se si t’i gjej fjalët. Allahu e di më së miri pse gjërat ndodhin ashtu siç ndodhin. As nuk mund të përshkruaj si ndjehem. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund t’ia marrë jetën vajzës së tij, është përtej logjikës. Por djalli me të vërtetë qenka midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet,” shkruan ai.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey