U zhdukën në Malet e Kaçanikut, policia jep detaje

Shokohet Milan, Arsenal po ia merr yllin e madh

Sot është raportuar një rast për dy persona të zhdukur.

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme dy persona kanë humbur në malet e Kaçanikut.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se personat kanë humbur në fshatin Shtrazë të Kaçanikut dhe jo në Brezovicë siç është duke u raportuar.

“Kanë humbur në fshatin Shtrazë të komunës së Kaçanikut dhe jo në Brezovicë siç është duke u raportuar”, ka sqaruar Gashi.

Tutje ai ka treguar se Policia e Kosovës ka marrë informacionin rreth orës 18:00 për personat e humbur, përderisa dy pjesëtarët e grupit ishin ndarë nga shokët e tyre rreth orës 14:00.

“Rreth orës 18:00 kemi marrë informacionin prej grupit të qytetarëve të cilët kanë qenë në “Hiking” që dy pjesëtarë të këtij grupi, një femër dhe një mashkull, rreth orës 14:00 janë larguar nga grupi, janë ndarë. Pjesëtarët e grupit kanë pasur kontakte telefonike me ata deri në orët e mbrëmjes, kur është ndërprerë kontakti. Shokët e tyre dyshojnë se u është harxhuar bateria e telefonit”, ka deklaruar Gashi për lajmi.

Ai ka bërë të ditur se që nga ora 18:00 pasi që e kanë marrë informacionin kanë angazhuar ekipe të policisë dhe personave të tjerë që të kërkojnë dy të humburit, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë informacion dhe se kërkimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.

“Në ora 18:00 pasi që ne e kemi marrë informatën i kemi angazhuar njësitet policore, patrullat i kemi dërguar në terren dhe disa personave që kanë qenë në grup dhe persona të tjerë që e njohin më mirë terrenin dhe për momentin ende nuk kemi informata tjera nga terreni nëse janë gjetur ata dy persona”, ka treguar Gashi.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey