‘Ua ka pasur borxh strukturave’, anëtari i PDK-së reagon pasi Hoxhaj nuk kandidoi për kryetar të partisë

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu ka reaguar pasi ish kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për kryetar të PDK-së.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet.

“Kjo puna e moskanidimit për kryetar të PDK-së, nga z.Enver Hoxhaj nuk është gjë e mirë dhe nuk i jep rast delegatëve demokratë të Konventës së 3 Korrikut të kenë mundësi zgjedhje.Ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet nga ata që kanë qenë pritje për delegatë e Konventës, pa dashtë me i nda delegatët apo degët në regjione unë personalisht mendoj që zoti Enver Hoxhaj ua ka pasë borxh strukturave që të kandidojë”, ka shkruar Kryeziu.

Tutje ai tha se delegatët e Konventës duhet ta shqyrtojnë para se te aprovohet rendi i ditës me 3 korrik dhe të krijohen kushtet për garë.

“Në garën për kryetar nuk do të ketë humbës por do të ketë burim legjitimiteti për fituesin dhe angazhim në ekipen e fituesit për humbësin e garës. Jo abdikim dhe braktisje në momentin e fundit të asaj që duhet të jetë festë për demokratët”, tha Kryeziu.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey