UÇK-ja dhe “branitellat”

Muhamer Pajaziti

Pas fushatave të shumta për bashkim-vëllazërim, për një shtet qytetar, të ardhme të re, për blertësi e lloj lloj gënjeshtrave pa kryp, tani po kthehemi aty ku e lam në vitin 2001.

Këtyre ditëve po kthehemi sikur dikur Tirana kur kthehej në vitin 0, apo sikur legjenda e “Rozafës”, kur kalaja ndërtohej ditën e natën prishej nga një dorë e “padukshme”.

Po kthehemi tek lavdia e UÇK-së, ndërsa maqedonasit tek “branitellat”.

Politika shqiptare po gjen strehë tek lufta e lavdishme e ushtarëve të lirisë e maqedonët tek “branitellat” e tyre.

Politika dinake tani qartazi dëshiron ta shkund popullin e lodhur dhe të rraskapitur me tema të nxehta, e vetëdijshme se asnjë agjendë tjetër më nuk pinë ujë.

U harxhuan, u dogjën të gjitha letrat, tani po rikthehet politika në historitë e lavdishme të së kaluarës, për ta bërë popullin ta ndjej sërish gjakun në damarë.

E gjithë kjo sa të përfundojnë zgjedhjet dhe pastaj kthehen së bashku, politikanë maqedon e shqiptarë tek ideali i tyre i shenjtë, ndarja e tenderëve dhe korrupsioni.

Pas zgjedhjeve do shqyejnë pula e mish qengji bashkë, verëra të shtrenjta e gjëra tjera të lezetshme.

S’ka lidhje pse armiqësohet populli, do i zbusin me retorikën e integrimeve që po zgjasin dy dekada me radhë.

Por, tash politikës shqiptare i duhet UÇK-ja, të cilën e lanë pa status e në mjerim, për dallim prej “branitellave” që gëzojnë disa beneficione.

Në kohën kurr kanë rrënuar gjithçka dhe rinia, pasuria jonë e vetme po na ik me të madhe e politikanëve u duhet ky teatër. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey