Udhëtoi me karton të gjelbër fals, turku kapet nga policia në Deve Bair

Policët e Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar dje një shtetas të Turqisë, i cili me karton të gjelbër fals ka tentuar të hyjë në vendin tonë.

“Më 19.05.2021 në ora 08.30 në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga liria është privuar K.E.(44) nga Republika e Turqisë, sepse gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se ka pasur karton të gjelbër të falsifikuar për veturën “Volvo” dhe gjysmë rimorkio me targa të Turqisë, me të cilën kanë udhëtuar”, thuhet në kumtesë.

Personi është dorëzuar në stacionin policor në Kriva Pallankë, pas çfarë është parashtruar kallëzim penale deri te Prokuroria Publike në Kriva Pallankë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey