‘UEFA planifikon të përjashtojë Barcelonën, Real Madrid dhe Juventus nga Liga e Kampionëve’

Organi më i lartë i futbollit, UEFA, ka hapur një disiplinë ligjore ndaj klubeve të cilat themeluan Superligën Evropiane.

Tri klubet themeluese të cilat nuk po ‘dorëzohen’ përballë kritikave të vazhdueshme nga organi më i lartë i futbollit, UEFA për të ashtuquajturën Superligë Evropiane, tani pritet të përballen edhe me gjyqin.

UEFA përmes një deklarate ka reaguar përsëri mbi klubet të cilat nuk po tërhiqen nga ideja e krijimit të një Superlige Evropiane.

Së fundmi, mediumi spanjoll El Partidazo de COPE ka raportuar se UEFA planifikon që të marrë hapa të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.

“UEFA po planifikon që të përjashtojë nga gara e Ligës së Kampionëve Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin”, thuhet nga COPE.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey