Ujmani është pasuri e patundur ujore të shtetit të Kosovës

Skënder Karaçica
Resursi ujor i ekonomisë së Kosovës Ujmani është ndërtuar përmes kredisë së akorduar të Bankës Botërore në kohën e ish-Jugosllavisë,në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.Kjo kredi kap shumë prej 80 milionë dollarësh dhe ky borxh me miratimin e Kuvendit të Kosovës i ka mbetur në arkën e ish-Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës për të cilin siç thuhet në kronikat e kohës,e ka paguar vetë Kosova në kohën kur e kur ishte njësia ish-federale më e pa zhvilluar.

Në historinë e ndërtimit të Ujmanit në hapësirën teritoriale të Kosovës,qyshse atëherë pati kundërshtime të mëdha nga ana Serbisë,që ky gjigant ujor për nevojat e industrisë(Trepça dhe Obiliqi)si dhe për ujë të pijshëm për Prishtinën me komunat fqinj mos të ndërtohet.Në këtë kohë të këtij projekti ekonomik ujor për ekonominë dhe kahet e zhvillimit të Kosovës,e pengonte shumë Serbinë dhe përmes udhëheqjes shtetërore në Beograd,më i zëshmi ishte Drazha Markoviq,një nga nacionalistët më të tërbuar kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Ujmani nisi punën e ndërtimit pas miratimit të kredisë nga Banka Botërore dhe të miratimit të instituciioneve të larta të ish-Jugsollavisë që e kishin nënshkruar kredinë prej 80 milionë dollarësh,ndërsa Serbia as atëherë e as sot nuk ka hise në resursin ujor të Ujmanit,ndonëse jo vetëm që ishte kundër ndërtimit,por nuk pati dhënë asnjë cent nga buxheti dhe tërë ky projekt madhor si shtyllë e fortë për ekonominë e Kosovës ,borxhi i mbeti për të paguar nga arka e varfër e kohës dhe të pozitës kushtetuese si njësi federale e ish-Jugosllavisë.

Për kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi,qeveria e Kosovës do të duhej që të merr me veti projektin dhe shënimet tjera arkivore ku tregohet qartë se Ujmani është ndërtuar në hapsirën e Kosovës dhe me kredinë e Bankës Botërore të kohës,kurse Serbia tashti në rrethanat e reja kur Kosova është bër shtet i pavarur dhe sovran,në këtë pasuri ujore nuk ka dhe as që mund të ketë hisen vetë(!).

Për fund duhet theksuar se projekti i Amerikës përkitazi me Ujmanin e Kosovës nuk është real dhe nisma me ,,modele,,në mes Amerikës dhe Kanadasë nuk vlejnë për Ujmanin,ndonëse ky është liqen akumulues e jo lumi Kolombia(!).

Brenda kufinjve shtetërorë të Kosovës dhe të hapësirës sipas Kushtetutës,Ujmani ky gjigant ekonomik ujor është pasuri e patundur e shtetit të Kosovës dhe në këto relacione duhet të bëhet e qartë në të gjitha nivelet e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel dhe Washington se në resurset e pasura ekonomike të Kosovës,shteti serb nuk mund të jetë hisetar(!).

Gjatë historisë shekullore të pushtimeve dhe (ri)pushtimeve të Kosovës nga regjimet vrastare e grabitqare të Serbisë,asaj nuk i kanë interesuar shumë kishat dhe kultet ortodokse fetare,por më shumë i kanë interesuar pasuritë e mëdha që ka toka e Kosovës…!

Gjiganti ujor i Ujmanit është pasuri e Kosovës dhe jo hisetar me Serbinë!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey