Ulen çmimet e parkingjeve në Shkup

Pasi që kryetarja e Shkupit Danela Arsovska kërkoi uljen e çmimeve të parkingjeve në Shkup për 25%, shërbimet e NP “City Parking” kanë përgatitur çmimoren e re e cila duhet të miratohet deri në fund të kësaj jave.

Drejtori i Parkingut të qytetit Borçe Jakimovski thotë se Bordi drejtues i kompanisë duhet të miratojë dhe më pas Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë të zyrtarizojë çmimoren e re, në të cilin çmimet do të ulen për 10 denarë për orë parkimi, përcjell INA.

Për parkingjet e mbyllura dhe garazhet shumëkatëshe, në vend të 30, çmimi i ri do të jetë 20 denarë. Në parkingjet zonale në zonën A parkimi nga 50 denarë do të zvogëlohet në 40, në zonën B nga 40 do të ulet në 30 denarë, ndërsa në zonat C dhe D parkimi do të kushtojë 20 denarë në vend të 30 si më parë. E njëjta ulje, nga 30 në 20 denarë është paraparë edhe për parkingun në zonën e Qendrës Klinike në Shkup.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey