Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni

Vazhdon tendenca e uljes së rasteve aktive me kovid në RMV. Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka 1351 raste aktive, prej të cilëve shumica – 715 janë në Shkup.

Nga 2669 testimet e djeshme, janë regjistruar 149 raste të reja me COVID-19, një i vdekur dhe 223 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në RMV që nga fillimi i epidemisë është 307.654, numri i të shëruarve është 297.059, ndërsa numri i të vdekurve është 9.244.

Rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive për heqjen e detyrimit të mbajtjeve të maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, shtëpive të të moshuarve, farmacive dhe transportit publik, pritet që këto ditë të shqyrtohen nga Shtabi i Përgjithshëm Koordinues i Krizave, ndërsa pas miratimit nga të gjithë anëtarët do të dërgohet në seancë të Qeverisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey