Ultimatumi i Erdogan, 500 shtëpitë për shqiptarët të jenë gati në…

500 banesat që do të financohen nga Turqia do të përfundojnë në muajin korrik. Kjo u bë e ditur nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë një konference të përbashkët me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum.

Ahmetaj theksoi se puna për rindërtimin ka filluar dhe brenda këtij viti të gjitha familjet të jenë brenda shtëpive.

“Puna për rindërtimin ka filluar, 500 banesa për ata që kanë humbur shtëpitë, me ambiente komerciale, ndërtesë për bashkinë dhe shkollën. Është një konceptim urbanistik dhe teknologjik që do i mbijetojë kohës dhe do jetë një risi e cila që mund të kthehet në model për projekte të tjera.

Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejta, projekti me Turqinë mendohet të përfundojë rreth muajit korrik, sigurisht kjo na vendos në presion të nevojës së qytetarëve për të ndjek afatet.

Dua të ritheksoj se Rindërtimi ka filluar. Qeveria ka filluar të përzgjedhë sajtet e reja në Durrës, Kavajë, Tiranë, Thumanë apo dhe në Krujë dhe në Lezhë.

Qëllimi ynë, siç e ka përmendur edhe Rama, është që deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë brenda shtëpive. Brenda 2020 të jenë rindërtuar dhe rikonstruktuar të gjitha kopshtet, qendrat shëndetësore apo shkollat”, deklaroi Ahmetaj.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey